Luftë brenda PS-së, kush janë ish-ministrat po tentojnë të rrëzojnë Ramën?

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji bëri një deklaratë të fortë mbrëmë në “Zonë e Lirë”. Sipas tij, segmente të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmë në protestat e PD-së duke nxjerrë njerëz në mënyrë indirekte kundër Ramës.

Advertisements

“Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne”. Kështu deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.

Arian Çani: Sa mundësi ka që në incidentet e dhunës gjatë protestave të ketë dhënë një dorë edhe maxhoranca për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha të të gjatit me gjermanët? Sidomos me këta të “Bild”.

Advertisements

Ervin Salianji: Zero. Segmente të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë.

Arian Çani: Vërtetë?

Ervin Salianji: Pa diskutim. Ish-ministra apo kryetarë bashkiakë aktualë…

Arian Çani: Një sekondë se kjo më intereson, si ishte kjo.

Ervin Salianji: Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne.

Arian Çani: Në mënyrë indirekte?

Ervin Salianji: Pa diskutim.

Artikulli paraprakBasha bën deklaratën shokuese: Ja propozimi që më bënë serbët për Kosovën
Artikulli tjetërJam kërcënuar nga LGBT, Kastro Zizo habit me atë që thotë: Duhet bythë per atë punë, por po të isha do isha i pari që …