Kush është drejtoresha e Tatimeve që pritet të zëvendësoje Dakon në garën për bashkinë e Durrësit?

Ditën e nesërme në mbledhjen e kryesisë të PS-së, pritet që kryeministri Edi Rama të nxjerrë emrat për 61 kandidatët për kryetar bashkie në vend.

Advertisements

Disa prej tyre janë konfirmuar ndërsa disa Bashki kryesore në vend ende janë pa një kandidat nga PS-ja. Kandidati për Bashkinë e Durrësit, një nga bashkitë më të rëndësishme në vend ende nuk është konfirmuar publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Por sipas Report Tv, Valbona Sako, do të jetë kandidatja për Bashkinë e Durrësit, e cila do të zëvendësojë Vangjush Dakon në këtë garë. Aktualisht ajo mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.

Advertisements

Bashkia e Durrësit drejtohet prej 12 vitesh nga Vangjush Dako,i cili me sa duket nuk do të kandidohet më nga socialistët. Kujtojmë që pak muaj më parë ishin vetë socialistët ara që propozuan kërkesën që pengon kandidimin e kryebashkiakëve me më shumë se tre mandate.

Artikulli paraprakDegjenerim total! Murrizi s’përmbahet gjatë sherrit: Bibilush që bën përr përr nëpër studio(Video)
Artikulli tjetërTmerr në Vlorë! Përgjaket Lungomare, të shtëna me ar.më …