Klodian Lekocaj tregoi torturat c’njerëzore në bur.gjet greke, kërc.ënohet shqiptari:“Tani të pret spitali psikiatrik”

Pas komunikimeve me televizionet në Shqipëri, ku Lekocaj tregoi torturat që po heq në bur.gun e Greqisë, gardianët grekë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në qelinë e tij. Arsyeja e këtij kontrolli ka qenë e thjeshtë, gjetja e telefonit celular që bëri të mundur lidhjen e tij me televizionet në Shqipëri duke denoncuar dhu.nën. Ky kontroll vjen në një kohë kur celularët kalojnë lehtësisht në qelitë e tjera.

Advertisements

Lekocaj, bën me dije se gjatë kontrollit është kërc.ënuar se “do të përfundojë në birucë” në rast se gjenden gjurmët e telefonit.

43-vjeçari shqiptar, që prej vitit 2006 është në burg në shtetin fqinj, pasi fillimisht u arrestua për vjedhje. Ndërsa më pas akuzat ndaj tij u shtuan dhe sot ai është i akuzuar për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropoulos, por njihet gjerësisht në media si koka e bandave në Greqi.

Advertisements

Pavarësisht se nuk e kanë gjetur telefonin në qelinë e tij, Lekocaj pretendon se gardianët tentojnë ta fusin në birucë e më pas në spitalin psikiatrik. 43-vjeçari thotë se kjo është një inskenim që po bëhet nga ish-drejtori i gjithë bur.gjeve Andonis Aravadinos, sot drejtor i spitalit psikiatrik, duke e akuzuar këtë të fundit edhe se kërkon ta vr.asë.

Gjyqi i radhës ndaj Lekocajt do të zhvillohet në 20 maj, ndërsa pritet të shihen zhvillimet e reja. Në seancën pararendëse, atij nuk iu lejua të mbrohej me avokat dhe as të fliste për të treguar versionin e tij, ndërsa i është ndaluar çdo kontakt edhe me ambasadën Shqiptare në Athinë.

Artikulli paraprakProtesta e Opozitës! E frikshme cfarë po rrezikon të ndodhë
Artikulli tjetër“I rri para, mbrapa”,ndjehem si mami i Xhensilës dhe ja përse…