Edhe ditën e sotme, i gjithë vendi do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi, edhe pse gjatë orëve të para të ditës do të kemi mot të kthjellët, pritet që të kemi zhvillim të vranësirave gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar edhe reshje shiu.
Advertisements
RESHJET
Sot priten reshje të dobëta, përveç qarqeve Shkodër dhe Kukës, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, kryesisht në zonat malore
Advertisements
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Veri dhe Qendër.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 23 °C
në vendet e ulëta: 16 / 24 °C
në vendet malore: 11 / 20 °C
ERA
Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në qarkun Korçë në mesditë deri e fortë.