Kryeministri Rama ka përsëritur sot ftesën për kreun e opozitës, Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë dialogu për të zgjidhur krizën politike, por kjo pa kushtet.
Advertisements
Rama tha se Bashës do i ofrojë çdo gjë që ka në dorë, por kreut të opozitës nuk ia sugjeron që të mos hyjë në zgjedhje.
“Jam gati të ulem me Lulin në çdo moment, e të ofroj gjithçka që kemi në dorë, por jo me kushte. Kushtetutën ne me të drejtën për t’u zgjedhur, Lulzimi për të mos hyrë në zgjedhje, këtë nuk ia sugjeroj as armikut, jo më Luzmin që as armik nuk e kam e s’mund ta kem”, tha Rama.
Advertisements
Kryeministri ka folur për marrëveshjen e kaluar teksa tha se Basha nuk e zbatoi atë.
“Filluan bombat mbi derën e Kryeministrisë. E bëjnë që të mos përsëritet ajo që u bë në 2017 e që i dhe popullit zgjedhjet më të qeta, dhe vendit një stad tjetër, por këta në vend se të qëndronin dhe të ndërtonim bashkë, përsërisin pa pushim, se nuk do e përsërisin kurrë atë mëkat.
Kurrë më një marrëveshje, dialog, por peng marrje me bomba deri kur të ikë ajo që nuk e mundin dot me zgjedhje.
PD ka ndërruar qimen dhe jo zakonin, Lulzimi është vetëm qimja që nuk bëhet dot zakon. Por hera e fundit kur forca e zakonisht të mbrapsht
Deri kur PD të mos heqë dorë nga ai zakon nuk do të ketë shans të sfidojë PD
Basha imagjinon të paimagjinueshmen marrjen e pushtetit duke e kthyer PD se shfaqja me agresive e forcës së atij zakoni ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO dhe pret çeljen e negociatave për anëtarësim, aleat i fortë me SHBA dhe partnerët strategjikë.
Basha e imagjinon të paimagjinueshmen, se shpirti i kësaj partie është doktori i gabuar jo kryetari i llakuar, me doktorin që e shtyn nga pas, doktorëshën që e tërheq përpara dhe masën që e ndjek nga ekrani”, ka thënë ai.