Ja cfarë pritet të ndodhi me motin sot

Edhe gjatë ditës së sotme, i gjithë vendi do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi priten reshje intensive.

Advertisements

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta, përveç qarqeve Shkodër dhe Lezhë, ku reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Advertisements

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate edhe në qarqet e tjera, me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 9 / 18 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet në mesditë deri e fortë.

Artikulli paraprakBëni kujdes! Ja pse nuk duhet të qeshni në foton për pasaportë dhe problemet që mund të dalin në të ardhmen
Artikulli tjetërU përfol se nuk flasin bashkë por Oriola dhe Noizy kapen “mat”(Foto)