Emri i zgjedhur nga Kryesia e PS-së, për garen vendore te 30 qershorit ne Bashkine e Matit, ka qene shume i lakuar, qe nga koha kur u emerua ne Partine Socialiste.
Advertisements
Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri sapo ai mori detyrën.
10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëll.uan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vr.arë.
Advertisements
Por teksa në 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda, pakkush do ta mendonte se ai do të bënte karrierë politike. Jo në Partinë Demokratike, siç mund të mendohet, por në Partinë Socialiste.
Disa muaj më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.
Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.
Se fundi, PS-se e ka zyrtarizuar si emrin me te cilen i hyn gares vendore per Bashkine e Matit./Panorama