I vihet flaka gjatë natës makinës së zv ministrit, policia thotë që …

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur makina e zëvendësministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Millosh Perkoviç.

Advertisements

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Prishtinë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur pas orës 02:00 të mëngjesit teksa është cilësuar si zjarrvënie.

Advertisements

“Rasti ka ndodhur pas orës 02:00. Mjeti i djegur është makina e tij private, ‘Passat’. Meqë ende nuk dihen rrethanat e rastit, ky rast është cilësuar si zjarrvënie. Makina ka qenë e parkuar në qendër të qytetit”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakI dogjën makinën e gruas/ Ja çfarë po ndodh sot me Sokol Binajn i cili është edhe gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë
Artikulli tjetërEdea sot mbush 3 vjeç, por ajo nuk ka gëzimin që duhet të ketë një fëmijë për ditëlindje dhe kjo falë jush zoti Kryeministër