I mbijetoi shpërthimit në Letoni, nëntetari përlot me gjestin e ndjerë për Klodian Tanushin(Foto)

I mbijetuari i shpërthimit të ndodhur në Letoni, nëntetari Julian Kapaj ka postuar një foto me ish-komandatin e tij Klodian Tanushin.

Advertisements

Në rrjetin e tij social në Facebook, nëntetari Kapaj ka shpërndarë foton me majorin e ndjerë dhe e ka vendosur si foto kryesore në profilin e Tanushit, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit.

Si i vetmi i mbijetuar i shpërthimit të minës që i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushit, duket se Julian Kapaj do ta mbajë gjatë gjallë kujtimin e shokëve të tij.

Advertisements

Më 6 maj në Letoni gjatë një seancë stërvitore ndodhi shpërthimi i një mine që i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj. Në gjendje të rëndë në spital u dërgua major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 4 ditë më pas. I vetmi i mbijetuar i shpërthimit ishte nëntetari Julian Kapaj.

Lidhur me rastin, NATO ka bërë me dije se në kamp kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyen e shpërthimit, ndërsa përkohësisht janë ndërprerë stërvitjet.

Artikulli paraprakPublikohet fotoja makabër e Enver Hoxhës me nipat “Ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut”
Artikulli tjetërZbulohet 36-vjeçarja shqiptare që u bëri gjëmën komshinjve zviceranë duke iu vjedhur 200 mijë franga