16-vjeçarja Adela Çaçi ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit ku i është dhënë lamtumira nga të afërmit dhe familjarët.
Advertisements
Tre ditë më parë ajo helmoi veten me fostoksinë për shkak se shantazhohej me mesazhe e video nga një 17-vjeçar me inicialet D.K., të cilin e kishte njohur në shkollë. 17-vjeçari është vënë në pranga.
Adoleshentja nga Berati, në gjendje të rënduar psikologjike mori këtë vendim për jetën. Ajo u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Beratit. Por, për ndihmë më të specializuar Çaçi u nis për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku edhe ndërroi dy ditë më parë.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Duhanas të Beratit dhe dy të rinjtë shkonin në të njëjtën shkollë të zonës.
17-vjeçari e kërc.ënonte se do t’i publikonte një video kompromentuese që ai dispononte, dhe për këtë gjë ishin pak në dijeni primdërit. Një ditë para se të vetëflijohej ajo u kishte thënë prindërve të saj se e shqetësonte një shok gjimnazi, por pa treguar detaje.
Në një prononcim për mediat drejtori i shkollës Ferik Koçi, është shprehur se Adela ishte një nxënëse shembullore në mësime dhe e urtë. Ndërsa shton se personalisht ai, dhe askush nga shkolla, nuk kishin dijeni për kër.cënimet e bëra ndaj saj.