Prej disa ditësh këngëtarja Loredana Zefi ka qenë kryefjala e mediave, pas akuzave të bëra së fundmi ndaj saj.
Advertisements
Kujtojmë këtu se Zefi u arrestua para disa ditësh nga policia e Luzernit. Lajmi u bërë i ditur nga media “20 minuten”, e cila ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.
Por pak orë pas lajmit të bujshëm u mor vesh gjithashtu se Loredana Zefi u lirua po atë mbrëmje që u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia.
Advertisements
Loredana akuzohet për vjedhjen e 700 mijë frangave, ku është shtirur edhe si vajza e një avokati të njohur zviceran.
Por së fundmi mediat kosovare shkruajnë se Loredana nuk është e para prej pjesëtarëve të familjes së saj që vihet në shënjestër të një procesi gjyqësor.
Thuhet se familjarët e saj janë akuzuar edhe më parë për mashtrim, trafik droge dhe vjedhje.
Familja Zefi është e njohur për autoritet. Gruaja zvicerane Petra Z. ka akuzuar edhe vëllezërit e Loredanës për mashtrim.
Mësohet se ajo ka thënë:
E gjithë familja është kri.minale.’’
Ajo ka treguar se ishte njëri nga vëllezërit e saj, i cili kontaktoi gruan 52 vjeçare, dhe i kërkoi para për “nënën e tij të sëmurë”.
Vëllai i Loredanës do të fitonte besimin e gruas zvicerane dhe kur Petra Z. kuptoi se ai ishte një mashtrues dhe nuk do t’ja kthente borxhin, hyri në lojë Loredana.
Ajo u paraqit si avokate me emrin, Anna Landmann dhe ofroi ndihmën e saj.
Më pas Petra pagoi 700.000 franga për depozita dhe tarifa ligjore. Gazeta ‘’blic’’ shkruan se Loredana ka jetuar deri pak javë më parë në një apartament në Luzern.
Gruaja zvicerane ka thënë edhe:
Vëllezërit tuaj nuk mund të ikin nga kjo.”