Kur kanë kaluar 21 ditë nga vr.asja e Admir Muratajt në aeroportin e Rinasit pas grabitjes së rreth 6 milion eurove, ende nuk dihet saktësisht se kush e qëll.oi atë për vde.kje.
Advertisements
Fillimisht u tha se kishte një shkëmbim zjarri midis një patrulle policie dhe grabitësve të ar.matosur, pretendim i cili nuk u faktua.
Tani, pranë prokurorëve të çështjes është dorëzuar një akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj, por dilemat se kush e qëlloi atë vijojnë edhe pas raportit.
Advertisements
I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia, siç shkruan A2CNN, tregon se Murataj u qëllua me një ar.më Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij.
U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kuf.omës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.
Teksa vazhdojnë hetimet për grabitjen e bujshme, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.
Sipas Abc News, ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara.
Për grabitjen e 9 prillit janë arrestuar 6 persona. Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.