Grabitja në Rinas/ Vdekja e Admir Muratajt nuk është vërtetuar ende ligjërisht, ja çfarë kërkojnë Kri.met e Rënda …

Prokuroria për Kr.ime të Rënda ende nuk ka konfirmuar ligjërisht vde.kjen e Admir Muratajt, ndërsa është në pritje të certifikatës dhe aktekspertimeve.

Advertisements

Këtë të enjte, Gjykata për Kr.ime të Rënda zhvilloi seancën e radhës, ku pritej pushimi i gjykimit ndaj Muratjat, të nisur për 3 grabitjet e ndodhura në harkun kohor 2015-2017.

Në këto grabitje, sipas Prokurorisë, vik.tima ka qenë në rolin e organizatorit dhe personit që ka marrë pjesë aktive në grabitjen e shumave monetare. Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme prokurori i çështjes i relatoi Gjykatës se ende nuk është bërë administrimi i dokumenteve, që vërtetojnë vdekjen e Muratajt në shkëmbimin e zjarrit me Policinë.

Advertisements

“Nuk është marrë ende certifikata e vdekjes së Admir Muratajt, pasi nuk është bërë çregjistrimi i tij në Tropojë”, tha prokurori. Më tej, ai tha se janë në pritje të aktekspertimit të vi.ktimës, i cili ende nuk ishte në duart e tyre. Kujtojmë se Admir Murataj, sipas Policisë, është vr.arë pak minuta pasi ai dhe 3 persona të tjerë kishin grabitur plot 6 milionë euro në Aeroportin e Rinasit.

Për identifikimin e tij u desh të bëhej procedura e njohjes nga familjarët, ndërsa u kërkua edhe ndihma e autoriteteve greke, që prej vitesh e kishin Muratajn të skeduar. Konfirmimi se personi që kishte humbur jetën me një plumb në kokë, duke djegur furgonin që përdorën grabitësit, erdhi nga bashkëshortja dhe vëllai i Admir Muratajt, ndërsa vdekja e këtij të fundit shpesh është përfolur edhe si skenar. Ndërkohë, dyshimet për vdekjen e tij pritet të marrin fund në 14 maj, kur Prokuroria për Kr.ime të Rënda t’i vërë në dispozicion Gjykatës dokumentet që vërtetojnë katërçipërisht që personi, i cili humbi jetën pasditen e 9 prillit, është Admir Murataj.

HETIMET

Shenja e gishtit e lënë në furgonin e modifikuar ka bërë që hetuesit të identifikojnë Bengasin, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë emrat e të paktën 9 personave, 3 prej tyre të arrestuar. Prokuroria dhe Policia, me anë të metodave speciale të hetimit, kanë vënë nën përgjim një sërë numrash, duke bërë kështu identifikimin e disa personave që dyshohet se janë pjesë e grupit, që grabiti rreth 6 milionë euro në Aeroportin e Rinasit.

Alkond Bengasi mësohet se kishte 6 muaj që punonte në servisin e marrë me qira nga vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala, të cilët dyshohet se së bashku me Admir Muratajn janë ndër organizatorët e grabitjes. Nga hetimet e deritanishme, burimet thonë se pjesë e grupit, që në një formë apo në një tjetër kanë marrë pjesë në grabitje, janë 9 persona për të cilët po punohet që të arrestohen./ Panorama

Artikulli paraprakU zhduk pa lënë gjurmë, shqiptari ishte për vizitë te kushërinjtë. Përlot me letrën për familjen: Ju kërkoj ndjesë për…
Artikulli tjetërE fundit/ Aksident i rëndë në Peqin, një i vdekur, dy të plagosur