E mori me forcë në makinë 13 vjeçaren në Kamëz, i riu habit me deklaratën e tij

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Kamëz pasi mbërmjen e djeshme ka marrë me forcë në makinën e tij një vajzë minorene.

Advertisements

Personi i identifikuar si I. Xhaferri ka marrë me makinën e tij me targa AA022DU një vajzë të moshës 13-vjeç.

Sipas Report Tv, 24 vjeçari është shprehur para uniformave blu se vajzën nuk e ka marrë kundër vullnetit të saj, por thjesht për të sqaruar një bisedë të lënë pezull, duke qenë se ishin në një lidhje dashurie.

Advertisements

Nga ana tjetër, 13 vjeçarja është shprehur se Xhaferri e ka bezdisur prej kohësh dhe këtë gjë ua ka treguar edhe familjarëve të saj, të cilët më pas kanë bërë kallzimin në Komisariat.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Artikulli paraprak“Skandali me Shukriun”/ Kush është kandidati për kryetar bashkie në Dibër, i specializuar në vjelje taksash?
Artikulli tjetërIsh gardisti i “grupit të zjarrit” në 21 janar… Sot kandidat për kryetar Bashkie në listën e PS