Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur ditën e enjte në Prokurorinë e Kr.imeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.
Advertisements
Mësohet se kryebashkiaku i Durrësit është pyetur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në cilësinë e personit që ka dijeni, nga ora 15.00 deri në orë 20.00, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij, për shkak se hetimet janë mjaft sekrete.
Emri i tij për vjedhje të votave në zgjedhjet e vitit 2017, doli pas disa përgjimeve telefonike për operacionin “Vol-Vo 4”, ku Dako u akuzua se ka folur me anëtarë të bandës së Avdylajve në Shijak, ndërsa emri i tij përmendet edhe nga persona të tjerë për blerje votash në Durrës
Advertisements