Dimër në pranverë, zbardhet nga dëbora qyteti i Dibrës

Mëngjesin e sotëm qarku i Dibrës është gëdhirë i zbardhur nga dëbora e rënë gjatë natës.

Advertisements

Në këtë qark në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura dëbore. Kushtet atmosferike që janë krijuar në këtë zonë kanë krijuar problem në bujqësi, pasi siç raportojnë banorët në njësinë Lurë të Dibrës ka rënë rreth 5 cm dëborë.

E njëjta situatë me reshje e dëborës është paraqitur në disa fshatra të thellë të Dibrës si, Selishta, Kalaja e Dodës dhe Arras. Deri më tani nuk raportohen probleme në akset rrugore të këtyre zonave por vetëm probleme në bujqësi.

Advertisements

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari
Artikulli tjetërAksident i frikshëm në Gjirokastër, tre persona të plagosur(Video)