E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama dhe pjesa më e madhe e ministrave të dielën kanë dënuar atë që e kanë cilësuar një kërcënim dhe frikësim të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë.
Advertisements
Këtë të hënë reagime të forta pati nga të gjitha përfaqesitë e huaja në vendin tonë.
Nga ana tjetër PD tha se:
Advertisements
Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”.
Por kush janë “kërcënuesit” e ambasadorit të OSBE-së. Bëhet fjalë për një grup të rinjsh të partive opozitare që kanë shkuar në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt ditën e protestës, të shtunën.
Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata thonë:
Borchardt turp për ju”!
Po ashtu në hollin e pallatit është shkruar e njëjta parullë:
Borchardt turp për ju”!
Ky reagim erdhi pasi teksa opozita protestonte, OSBE do të publikonte një deklaratë të fortë, shkruan Opinion.al.
Deklarata e OSBE:
Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”.