Bushati sfidon Ramën që ka çuar Shqipërinë në udhëkryq: “Isha një qiraxhi në zyrën e shtetit”

Disa ditë pas shkarkimit nga detyra e ministrit, Ditmir Bushati nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Rama. Deri diku me gjuhë diplomatike e ndonjëherë i ashpër në kritikat e tij, ai gjithmonë i ka kundërshtuar vendimet dhe qëndrimet e kryeministrit Rama.

Advertisements

Por ajo që bëri të kthehej gjithë vëmendja ndaj tij dhe sidomos shpresa e të zhgënjyerëve brenda PS për një rilindas të ri, ishte fjalimi i 3 prillit në Kuvendin e Shqipërisë.

Bushati kritikoi Ramën mes deputetëve dhe në syrin e shqiptarëve duke i bërë thirrje të heqë dorë nga arroganca.

Advertisements

Ai u shpreh:

Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijet e opozitës që mungon këtu në sallë.”
Kritikat kanë vazhduar sërish pas votimit për heqjen e vizave në parlamentin holandez. Bushati i drejtoi mesazhin e rëndësishëm Ramës se nuk duhet të injoronte këtë që po ndodhte me Holandën dhe se duhej marrë seriozisht.

Zëvendësimi në detyrë nga ish zv/ministri i tij, nuk është kaluar aq lehtë nga Bushati. Cakaj i ri në moshë, pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe spostimi pa një arsye konkrete, ka lënë shumë hatërmbetje tek ish ministri, pavarësisht se ai nuk e pranon hapur një gjë të tillë të shprehur me këto fjalë, por ama pranon se marrëdhëniet mes tij dhe Ramës janë ridimisonuar.

Ai ka shtuar:

Nuk kam lindur ministër. Ministri është qiraxhi në zyrën e shtetit. Kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime.
Për mua nuk ka asnjë lloj qejf mbetje. Për mua është e rëndësishme që të luftoj për ca ide dhe ca pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore, por kjo është logjika e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka ftohje, por ridimensionim të marrëdhënieve. Kjo vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar.”

Artikulli paraprakNëna monstër që i mbante fëmjët në mjerim dhe fuste qentë e rrugës të luanin me ta(Foto)
Artikulli tjetërRudina Hajdari lë nam në seancën e sotme parlamentare: Ditën e hënë në datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në Letoni!