Astrit Patozi uron Arba Kokalarin, por nuk kursen ironinë: Shqipëria mbërriti në Europë, por treni i nisur me qymyr prej shumë vitesh akoma …

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka uruar publikisht Arba Kokalarin për fitoren, duke u bërë kështu eurodeputetja e parë shqiptare.

Advertisements

Mes rreshtave teksa shpreh krenarinë për Kokalarin, Patozi nuk kursen as ironinë.

“Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel’, shkruan mes të tjerash Patozi.

Advertisements

Mesazhi i plotë:

KRENARË PËR EURODEPUTETEN E PARË SHQIPTARE!

Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel.

Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve.

Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!

Artikulli paraprakZbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë! I plagosuri paska vr.arë një avokat në Greqi dhe …(Emrat)
Artikulli tjetërGjendet i varur në kasolle shqiptari në Itali, u zhduk një muaj më parë(Emri)