Dy kamionistë shqiptarë 30 e 44 vjeç u arrestuan në Portin e Barit në Itali me akuzën e tra.fikut ndërkombëtar të dro.gës.
Advertisements
Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kok.ainë e mbi 150 mijë euro cash.
Kamioni transportonte patate të ngrira nga Hollanda në Shqipëri e tranzitonte përmes portit të Barit.
Advertisements
Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit.
Kok.aina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë cash ishin në bankonota në prerje 20 e 50 euro
Dy shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në bur.gun e Barit.
/Ora News.