Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ka pranuar sfidën dhe është shprehur se është gati për të bërë edhe testin e dro.gës. Por ai ka theksuar në fjalën e tij se është i gatshëm edhe për Vettingun në politikë, nëse Berisha, Meta apo Basha pranojnë këtë gjë. Sipas Ramës nëse del me probleme nga Vettingu ai do të largohet nga politika.
Advertisements
“Ama unë jam i gatshëm të bëj këtë por dhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër Vettingut të politikanëve se mendoj se atë e bën SPAK dhe BKH. Por unë jam i gatshëm nëse Berisha bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashkë me familjen e tij dhe Meta bashkë me familjen e tij, Monika Kryemadhin, janë gati t’i nënshtrohen Vettingut të pasurisë, dhe unë sigurisht përpara një trupe që të respektoj të njëjtat normat që ndjekin për prokurorë në VETTING dhe nëse në fund dalim të gjithë të papërshtshëm dhe të thonë këta të ikin nga jeta politike, unë jam gati të iki. Jam gati. Po jam gati. Nëse Vettingu i pasurisë nxjerr që të gjithë jemi njësoj, le të ikim të gjithë’, përfundoi Rama.
Disa javë më parë aleatët e PD-së propozuan realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese dhe kërkuan që Meta të ulë në tryezë Ramën dhe Bashën për krijimin e një qeverie tranzitore. Një ndër pikat e tjera ishte edhe kërkesa që politikanëve t’u bëhet testi i dro.gës
Advertisements