20 persona kanë humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plag.osur nga zjarri që ra në motorin e një autobusi në kreyqytetin e Perusë, Lima.
Advertisements
Sipas ‘Reuters’, zjarri është hapur në orët e vona të natës në një stacion që ishte deklaruar si i paligjishëm nga autoritetet vendase për shkak se kishte përballë një dyqan që shet benzinë.
Zyrtarisht arsyeja e zjarrit ende nuk është publikuar nga autoritetet vendase, dhe çështja është ende në hetim. Dyshohet se zjarri lidhet me dyqanin që shet benzinë.
Advertisements
Autoritetet vendase po hetojnë për shakun e zjarrit dhe sigurojnë familjarët e viktimave se do vihet drejtësi për jetët e humbura.