Ish-zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri gjatë një interviste në emisionin ‘’Open’’ ka debatuar ashpër me Alfred Pezës dhe Alban Dudushit.
Advertisements
Në një moment, Tahiri iu drejtua si Pezës dhe Dudushit duke i thënë se kryeministri Edi Rama është mësuar t’ia mbyllë gojën gazetarëve.
Tahiri ka thënë:
Advertisements
Edi Rama është mësuar t’ua mbyllë gojën ju gazetarëve”.
Kurse pyetjes së Dudushit se cili është është opsioni që i vlen Kosovës, Tahiri iu përgjigj kështu:
Zgjidhja që kemi shtruar ne është kjo: njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të konfirmimit të pavarësisë së Kosovës. Serbia po merr shpërblim për këtë: integrimin evropian. BE-ja po bën kompromis në rastin e Serbisë se fut dhe Rusinë. Serbia nuk pranon që ka qenë agresore. Qëndrimi gjerman është që Serbia të marrë përgjegjësinë dhe të ndjekë shembullin gjerman.’’
Po ashtu gjatë kësaj interviste, Edita Tahiri tha se si kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dështuan me planin e tyre për ndërrimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.