Shpërthim i fuqishëm në minierë, të paktën 17 persona kanë humbur jetën

Nga shpërthimi në një minierë të qymyrit në rajonin Luhansk të Ukrainës, kanë humbur jetën të paktën 17 persona. Liderët separatistë që kontrollojnë minierën, thanë se të gjithë trupat e minatorëve të zhdukur janë gjetur.

Advertisements

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se ka dërguar ekipe të shpëtimit për në minierën Skhidcarbon, me kërkesë të liderëve separatistë të cilët kontrollojnë minierën.

Ndërkaq, punëtorët e shpëtimit nga Qeveria ukrainase nuk kanë pasur qasje zyrtare për të shkuar në këtë minierë.

Advertisements

Një shpërthim i gazit të metanit ka kapluar këtë minierë më 25 prill dhe raportohet se ka shkaktuar kolapsimin e disa pjesëve të minierës.

Miniera Skhidcarbon ishte mbyllur më 2014 si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Por, kjo minierë u rihap më 2018.

Artikulli paraprakNuk do ketë zgjedhje në Qershor?!
Artikulli tjetërSho.kon moderatori i njohur: Me dergojnë foto nu.do dhe më thonë se jemi …