‘’Putin është homoseksual’’, si u detyruan mediat të zhdukin atë që ndodhi në Ministrinë e Brendshme ruse

Në muret e ministrisë së Brendshme ruse është shkruar:

Advertisements

Putin është gay.’’
Ky lajm është botuar fillimisht në agjencinë e lajmeve “Tjournal”, por është urdhëruar të hiqet menjëherë me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm.

Edhe media të tjera që e kishin publikuar si lajm janë detyruar ta heqin, pasi është shpërndarë një urdhër i posaçëm.

Advertisements

Disa drejtues të gazetave ruse kanë thënë se jo vetëm që ishin informuar të fshinin lajmin menjëherë, por edhe janë telefonuar pa pushim dhe u është dhënë që mos të guxojnë ta publikojnë sërish.

Një drejtues gazete, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka thënë:

Ky është një akt censure pa ndonjë bazë. Kryetari i degës lokale të Roskomnadzor nuk na u përgjigj kur e pyetëm, çfarë ligji kemi shkelur.”
Nga ana tjetër drejtuesit e atyre mediave që e publikuan mund të hasen me pasoja të rënda, pasi legjislacioni rus parashikon burgimin për ata që “ofendojnë” qeverinë dhe presidentin Putin.

Artikulli paraprakSa shkonte në shtëpi e rrihte dhe i thoshte gruas ku e ke dashnorin, si ia bëri jetën ferr për dy vite gruas shqiptari
Artikulli tjetërAlba Hoxha hap biznesin e saj, por ajo që bën Albi Nako vulos lidhjen me 23-vjeçaren