Përdori 13 emra për t’ju fshehur autoriteteve, killeri shqiptar Hektor Mahmutaj arratiset nga Anglia

Mahmutaj ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe vendndodhja e tij aktuale nuk dihet. Ai është dën.uar për vr.asje, por e mohon akuzën. Pritet që kur të mbërrijë në Shqipëri 43-vjeçari të përballet me një rigjykim, sepse gjyqi fillestar u mbajt në mungesë të tij.

Advertisements

Përdori 13 emra për t’ju fshehur autoriteteve, killeri shqiptar Hektor Mahmutaj arratiset nga Anglia

ANGLI– Një shqiptar në listën e më të kërkuarve të Interpolit, është arratisur pasi ai u lirua me kusht nga autoritetet britanike. Pritej që të kryhej ekstradimi i Hektor Mahmutajt drejt Shqipërisë, por tashmë 43-vjeçari është larguar në drejtim të paditur.

Advertisements

Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, i cili udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar i fshehur në një kamion, duhet të kthehet në Shqipëri për të shlyer dën.imin e tij me 25 vite burg, pasi vr.au fermerin Gentjan Jahaj në Korrik të vitit 1997.

Në tetor gjyqtari Tan Ikram vendosi se Mahmutaj duhet të ekstradohet në Shqipëri dhe pavarësisht se Mahmutaj kishte një varg dënimesh në Britaninë e Madhe, duke përfshirë posedimin e ar.mëve të zjarrit, ai e liroi atë me kusht.

Kjo ndodhi pasi Mahmutaj nuk është një shtetas i Bashkimit Europian dhe sekretari i brendshëm Sajid Javid mbështeti vendimin e gjykatësit për ta ekstraduar.

Por Mahmutaj ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe vendndodhja e tij aktuale nuk dihet. Ai është dënuar për vrasje, por e mohon akuzën. Pritet që kur të mbërrijë në Shqipëri 43-vjeçari të përballet me një rigjykim, sepse gjyqi fillestar u mbajt në mungesë të tij.

“Ishte e qartë për të gjithë se ky njeri do të ikte siç e parashikoja në atë kohë, por duket se gjyqtari ishte i vetmi person që nuk mund ta shihte këtë. Kjo vetëm nxjerr në pah që sistemi ynë i drejtësisë është bërë një fares,”- tha deputeti Tory Philip Davies një natë më parë, shkruan Express.co.

Arratisja e Mahmutajt drejt Anglisë

Pasi shqiptari i kërkuar nga Interpoli kreu vr.asjen për të cilën është dënuar në mungesë me 25 vite burg, qëndroi i fshehur në fshatin e tij për pak kohë dhe më pas udhëtoi drejt Anglisë në mënyrë ilegale .

Ai ka jetuar gjatë gjithë kohës atje, duke përdorur 13 emra të ndryshëm. Mahmutaj jetonte në Huyton, Liverpul, dhe ka shmangur çdo përpjekje për ekstradim për disa vite duke përdorur pseudonime që mashtruan autoritetet.

Në vitin 2007 ai u burgos për dy vjet e gjysmë në Liverpool Croën Court për posedim të armëve pa leje.

Ndërsa në mujin tetor të vitit 2018 ai u la nën masën “liri me kusht” pasi pagoi një siguri prej 10,000 dollarësh në gjykatë. Ai ishte i lirë të dilte jashtë rrugës larg një orari ditor prej katër orësh nga ora 23:00 deri në orën 03:00, kohë e cila u monitorua në mënyrë elektronike.

Mahmutaj nuk lejohej të hynte në ndonjë qendër ndërkombëtare të udhëtimit ose të posedonte dokumente udhëtimi dhe duhej të raportonte çdo ditë, përveç të dielave.

43-vjeçari gjithashtu duhej ta mbante telefonin e tij cellular.

Identiteti i vërtetë i Mahmutajt u zbulua në dhjetor të vitit 2006, kur shqiptari u arrestua pas një urdhëri të Interpolit.

Artikulli paraprakDetaje nga aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, drejtonte mjetin me 120 km/h
Artikulli tjetërU zunë për një copë pyll, familjarët e masakrojnë me sëpatë