Pasi “tradhëtoi” LSI, deputeti Ralf Gjoni: I kam bërë një nder të madh, ja cfarë më premtoi Meta

Deputeti Ralf Gjoni ishte i ftuar mbrëmë në studion e “Natë me Xhaxhiun”. Deputeti e nisi bisedën duke treguar një ndodhi të vitit 1985, pikërisht më 11 prill të atij viti, ditë kur vd.iq diktatori Enver Hoxha.

Advertisements

Me 11 prill kur vdi.q Enveri më ka dhënë një dru të mirë babai. Zbrita poshtë shtëpisë, jetonim tek Xhamlliku dhe i shihja të gjithë duke qarë, edhe fëmijët po ashtu. Ata më pyetën ‘po ti pse nuk qan’. Ju thashë se unë nuk kam qarë kur më vd.iq gjyshi jo më do qaj për Enverin.

Futem në shtëpi dhe i tregoj babit, ai më tërheq për flokësh. Më thotë më mirë të të vr.as unë se sa të na vr.asin ata të gjithë si familje. Nuk e harroj si 10 vjeçar frikën e prindërve të mi ndaj atij sistemi, dhe nuk e imagjinoj dot që edhe sot të kemi frikë nga diçka e tillë”, tregoi ai.

Advertisements

Gjoni e lidhi këtë ngjarje me atë çfarë i ndodhi diten kur mori zyrtarisht mandatin e deputetit ku teksa ishte nisur për në sallën e Parlamentit, u su.lmua me bojë në fytyrë poshtë banesës së tij.

Ai tha lidhur me këtë se tek pragu i shtëpisë nuk e priste, sepse në të kundërt do të kishte marrë masa, “por tani që ka ndodhur, kam marrë masa dhe do të mbrohem” tha ai. Dorën e fal, mendjen nuk e fal. Nuk kam frikë. Besoj tek forca ime dhe e familjes sime. Besoj tek miqtë e mi, tek policia, tek miqtë me influencë që më rrethojnë dhe përkrahin. Nëse ndodh më do kenë një problem të madh, kaq mund te them”, tha Gjoni duke folur për incidentin me bojën që u hodh ndaj tij.Ndërkaq, Gjoni tha se 90% e anëtarëve të LSI mbeten miqtë e tij.

“Jam ende anëtar i LSI madje edhe i Komitetit Drejtues Kombëtar i zgjedhur nga anëtarësia. Ju bëj thirrje drejtuesve të LSI që të mbajnë një qëndrim korrekt ndaj emrave të listës shumë emërore të deputetëve të saj. Unë i kam bërë një nderë shumë të madh duke qenë në Parlament. Meta më ka thënë kur me ka vendosur në listë se ti do të jesh në Parlament ndërsa më vuri të 11. A e di LSI këtë gjë apo jo…!”

Deputeti u shpreh se midis tij dhe Metës nuk ka ndodhur asgjë, duke theksuar se ka patur qëndrimin se ai nuk duhej të bëhej President pasi sipas tij kjo shënoi edhe mortin e LSI.

Artikulli paraprakÇadrën me vete! Ja cfarë pritet të ndodhë gjatë ditës
Artikulli tjetër‘Do të dashuroheni si të çmendur, lekë pa fund…’/ Shenjat “fatlume” të horoskopit për sot