Disa ditë më parë Newsbomb raportoi lajmin për një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së PS në Tiranë, Blerina Gjylameti në Kongresin e PS.
Advertisements
Shkak për sherrin u bë lista me kandidatë për këshillin bashkiak të Tiranës. Mesa duket në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë kryebashkiakut Veliaj.
Ndonëse, deputetja e PS nuk e pranoi një gjë të tillë, duket se raportet brenda socialistëve nuk janë siç duhet.
Advertisements
Ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PS, u vendos që në krye të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore të emërohet ish ministri Damian Gjiknuri. Këtë post e mbante Blerina Gjylameti.
Kështu ky shkarkim duket se konfirmon marrëdhëniet jo të mira të Gjylametit me kreun e qeverisë dhe rifutjen në ‘lojë’ të ish ministrit Gjiknuri.