Këngëtarja Çiljeta Xhilaga mbetet nga një këngëtaret më simpatike shqiptare.
Advertisements
Çiljeta ka guxuar ta pranojë edhe publikisht, kur ka kryer operacione plastike për zvogëlimin e gjoksit, si edhe ka kryer një ndërhyrje estetike në mjekër, për të perfeksionuar fytyrën e saj.
Ndërkohë së fundmi Çiljeta ka vendosur të kryejë një liposkulpturë (heqje e dhjamit).
Advertisements
“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim… Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit. Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën s’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjeja madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje” shprehet Çiljeta.