Shkruan Haris Vongli
Advertisements
Zgjedhjet në kuptimin politik të fjalës janë institucioni qendror i qeverive përfaqësuese demokratike, pasi në një demokraci, autoriteti i qeverisë rrjedh vetëm nga pëlqimi i qytetareve. Prandaj, mekanizmi themelor për shndërrimin e votës së qytetarit, në autoritetin për të qeverisur, është zhvillimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, dhe jo thjesht zhivllimi i një procesi votimi, të kontrolluar, manipuluar deri në pikën e shpikjes së opozitës në proces përballë partisë shtet.
Në të gjitha vendet mbahen procese votimi, por demokracitë zhvillojnë në fakt zgjedhje, madje dhe zgjedhjet qe zhivllohen nuk janë të gjitha demokratike.
Advertisements
Kemi raste flagrante të vjedhjes së votës gjatë votimeve, me zë e figurë, sikurse rasti i Dibrës, i Lezhës, i Korçës, i Durrësit, etj, të cilat janë ende nën hetim nga një prokurori e kapur nga pushteti, shembuj flagrantë e tronditës, kërcënues për mirëfunksionimin e demokracisë në vend.
Në kushte të tilla, nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa i tërë procesi zgjedhor dirigjohet nga një kastë e korruptuar mafioze.
Që t’i jepet fund abuzimeve kushtetuese dhe morale të këtyre përmasave, duhet të synojmë vetëm zgjedhje të lira e të drejta, dhe kjo arrihet duke u zotuar e angazhuar për të shndërruar në themel sistemin, kodin zgjedhor, etj, të cilat nuk mund të arrihen dot në kushtet aktuale të qeverisjes totalitare dhe parlamentit ilegjitim, por kërkojnë një qeveri tranzitore për të nisur rrugën drejt daljes nga kriza e thellë politike, sociale dhe ekonomike që ka kapluar vendin.