“Nuk besoj se ka dëshirë më të madhe se të shërohem, kam nevojë të shërohem”, historia e dhimbshme e Alkidit 19 vjeçar qe eshte i “gozhduar” pas karriges me rrota

‘Shqiptarët për shqiptarët’ sot transmetuan historinë e dhimbshme të Alkidit, 19 vjeç, i cili vuan nga skolioza që prej 11 vitesh.

Advertisements

Ai banon në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kur ishte vetëm 15 vjeç nuk mundi të ecë më, ‘u gozhdua’ pas një karrigeje me rrota. Sëmundja i ka avancuar me kalimin e viteve dhe nervat e këmbëve i janë dëmtuar prej sëmundjes.

Advertisements

Alkidi ka probleme shëndetësore edhe me zemrën. Mjekët i thanë se kishte shance të ngrihej në këmbë, por operacioni kushton 22.000 euro.

Edhe pse është 19 vjeç, Alkidi ka mbaruar klasën e 9-të më shumë vështirësi për shkak të sëmundjes. Alkidi i paralizuar nuk ka shumë miq, shok ka maçokun por edhe Falvion, i cili e viziton herë pas here në banesë. Babai ka tentuar të shesë edhe shtëpinë, por e pamundur pasi jeton në një godinë me vëllezërit dhe nuk e blen njeri.

‘Më vjen për të qarë shumë herë poe mbaj veten. Do doja të isha dhe njëherë i vogël. Zoti është i madh, Nuk besoj se ka dëshirë më të madhe se të shërohem, kam nevojë të shërohem. I bëj thirrje gjithë shqiptarëve që sado pak të më ndihmojnë e ta vënë dorë në zemër për mua, të jetoj dhe unë një ditë të lumtur’, shprehet Alkidi me lot në sy.

Artikulli paraprakHabit Enca tregon b*thët dhe këshillon fansat se çfarë duhet të bëjnë sot(Foto)
Artikulli tjetërPasi Era dhe Nora publikuan klipin e ri, Noizy iu bën komentin e çuditshëm