“Linda binjakë, më thanë se kishin vdekur, por burri”… Historia rrëqethëse e nënës që s’i pa kurrë fëmijët e saj

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfyen dy bashkëshortë të cilët janë bërë prindër për herë të parë në vitin 1982.

Advertisements

Klarita Fejzolli u bë nënë në moshë fare të re. Por fati deshi që ajo të mos t’i kishte pranë dy binjakët që erdhën në jetë në datën 30.07.1982.

Gruaja rrëfen se fëmijët lindën në parametra normale dhe se shtatëzania ka qënë normale pa probleme. Por pas lindjes ,një ditë më pas gruaja dhe fëmijët u transferuan në repartin e Prematurës. Këtu nis dhimbja e nënës e cila rrëfen se në këtë pavion ajo nuk u lejua ti shihet fëmijët e saj, madje gruaja rrëfen se detyrohej t’i shihte në fshehtësi duke u ndihmuar nga mamitë e turnit.

Advertisements

Pas dy javësh qëndrimi në prematurë nëna u njoftua se një nga binjakët ndërroi jetë. Gruaja rrëfen se i thanë burrit të saj të bënte proceduarat e varrimit. Por bashkëshorti e mohon të ketë varrosur trupin e fëmijës së tij. Çifti sërisht u përball me humbje pasi një javë më pas u njoftua që edhe fëmija tjetër kishte ndërruar jetë.
Gruaja dhe bashkëshorti u larguan dhe morën me vete dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijëve të tyre të parë. Jeta për ta vazhdoi dhe Zoti i gëzoi me dy fëmijë të tjetër. Por edhe pse koha ka kaluar, prindërit ende kanë shumë pikëpyetje lidhur me ngjarjen. Plaga e humbjes së fëmijëve për ta nuk do të mbyllet kurrë. Po e vetmja gjë që kërkojnë është të dinë se çfarë ka ndodhur realisht.

Nëpërmjet një kërkese zyrtare që ata kanë bërë në Sipatilin Obstetrik Gjinekologjik të Korçës rezulton se fëmijët kanë lindur normalë e më pas janë transferuar në Prematurë. Më pas qytetarëve nuk ju jepet asnjë e dhënë as akti i lindjes dhe as akti i vdekjes. Bashkëshortët i janë drejtuar pavionit të Prematurës ,por nga burime jo zyrtare ata janë njoftuar se gruaja dhe fëmijët nuk rezultojnë të regjistruar në vitin 1982 në pavionin e Prematurës.

Artikulli paraprakGrabitja në Rinas/ Profili i frikshëm i personit që dyshohet si bashkëpunëtor i Admir Muratajt. Arratisja spektakolare nga burgu i Trikallas me…
Artikulli tjetërIsh-deputeti i PD i “lutet” Rudinës së Azem Hajdarit: Demokratëve u dhemb mendja e zemra kur të shohin në…