Kush jane biznesmenët e politikanët shqiptarë dhe lidhjet e tyre me “dajën” nga Kosova

Në 9 prill të këtij viti furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” u fut në pistën e Rinasit. 5 grabitës të maskuar në pak minuta arritën të merrnin miliona euro, vlerë monetare që do transportohej drejt Austrisë.

Advertisements

Pasi morën thasët me para grabitësit u larguan me shpejtësi nga aeroporti ndërsa një patrullë e FNSH-së i ndoqi nga pas. Sipas versionit të policisë pati përplasje mes tyre dhe grabitësve të cilët ishin të armatosur rëndë, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, truri i organizimeve të disa grabitjeve të tjera.

Sipas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, personi që modifikoi furgonin e grabitjes është shprehur se kontaktin e parë dhe porosinë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Ai tha se plani kishte nisur të paktën 6 muaj më parë, por 10 ditë para grabitjes personat që ai ka implikuar në ngjarje janë takuar shpesh me njeri-tjetrin.

Advertisements

Sipas tij në fund të muajit mars, në një lokal në zonën e Liqenit të Thatë janë takuar Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Ragip Hajdini i njohur ndryshe si “Daja” nga Kosova, Oltion Veseli, Tani nga Fushë-Kruja, Talo Çela dhe Renaldo Sula.

Ndërsa një ditë pas arrestimit të Ragip Hajdinit në Shqipëri, mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera për 50-vjeçarin.

Sipas gazetës “Exspress”, Hajdini është mik me njerëz të fuqishëm në Kosovë. Hajdini në vitin 2008 ka qenë i arrestuar në Gjermani, duke mos bërë të ditur veprën penale. Ai është nga lagjja ‘Kapeshnicë’ e Pejës dhe njihet me emrin ‘Daja’. Hajdini është shok i ngushtë më një biznesmen të njohur në Kosovë.

Deri pak kohë më parë, biznesmeni në fjalë ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa sapo ndodhi grabitja në Rinas, ky i fundit ka zhdukur numrin shqiptar. Gjithashtu, i arrestuari Ragip Hajdini është shok i ngushtë i vëllait të një ministri në Kosovë.

Ndërsa, sipas mediave, ai është i përfshirë edhe në grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës. 50-vjeçari nga Peja gjatë vitit 2008 ka qenë i burgosur në Gjermani.

Hajdini ka qenë i dyshuar për grabitjen e thesarit në Pejë, por më vonë ai është liruar nga akuzat, duke u lënë i lirë. Pas arrestimit Hajdini është lënë i lirë, pasi nuk ka pasur prova për implikimin e tij, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë nga autoritete kosovare, por ende nuk ka asnjë të dënuar. Ndërsa nga ana tjetër një prokuror i EULEX-it, kishte kry er hetimet e para.

Ai dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit. Por vetëm Ragip Bytyqi është nën hetime nga fillimi. Të tjerët janë liruar nga procedura, derisa persona tjerë po hetohen.

Artikulli paraprakMesazhi përlotës i nipit për tezen e tij që përballon e vetme sfidat e jetës
Artikulli tjetërE rëndë! Humb jetën tragjikisht në Zvicër shqiptari