Kush është eksponenti i PS-së qe dhu.noi drejtoreshën, flet prindi: Fëmija erdhi i terrorizuar, rrahu 2 mësuese, njëra shtatzënë

Për dhu.nën e ushtruar ndaj drejtoreshës së shkollës në Lundër, Alma Kaziut për Dosja.al ka folur një prindër i një nxënësi. Ai konfirmon se drejtoresha është dhu.nuar nga një person i dehur.

Advertisements

TIRANË- Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dhunimin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçar në Lundër, nga një person i njohur si eksponent i Partisë Socialiste, por ngjarja po mbahet e fshehtë.

Dosja.al nuk është mjaftuar me kaq dhe ka siguruar dëshminë e një prindi, i cili konfirmon goditjen e drejtoreshës nga një person i dehur, i cili sikur të mos mjaftonte me kaq ka goditur edhe dy mësuese të kësaj shkolle.

Advertisements

“Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu, është goditur. Di që ka shkuar një zotëri tek shkolla i pirë, për arsye se djali i tij ishte zënë me një nxënës tjetër. Drejtoresha është munduar ta qetësojë, por ai ka përdorur dhu.në ndaj drejtoreshës dhe dy mësueseve të tjera. Personi në fjalë ka vajtur në një klasë të 3-të dhe ka filluar të ulërasë. Mësuesja i ka folur me qetësi, por ai e ka goditur edhe mësuesen e cila është aktualisht shtatzënë”, shprehet një prind për Dosja.al, duke transmetuar fjalët e fëmijës së tij.

Po ashtu prindi shprehet: “Fëmija erdhi i terrorizuar në shtëpi”. Por pavarësisht kësaj, Policia ende nuk ka një njoftim mbi këtë rast dhe nëse ka marrë masa për dhu.nuesin apo jo.

Dosja.al

Artikulli paraprakBeqarët në diten e tyre, por kujdes me buxhetin/ Parashikimin i horoskopit për sot
Artikulli tjetërVr.asja në Laç, një nga vik.timat, ish-futbollisti i Superiores