“Kopshti zoologjik më i keq i Europës”, mediat britanike: ‘Burgu’ ku mbahen luanët në Tiranë

Trajtimi i kafshëve në kopshtet zoologjike në Shqipëri vihet sërish në fokus të medieve Britanike. Në një shkrim të gjatë të “The Mirror” shkruhet se luanët u shpëtuan nga ai që mund të quhej “Kopshti zoologjik më i keq i Europës” në jug të vendit, por sërish mbahen në kushte të mjerueshme. Sipas gazetares britanike edhe kopshti zoologjik i Tiranës është një “bu.rg për kafshët”.

Advertisements

Tashmë, 3 luanë po mbahen ndaras nga njëri-tjetri, në disa dhoma të lagështa prej pesë metrash në sytë e të cilëve duket dëshpërimi. Zyrtarët thanë se kjo duhet të ishte një situatë e përkohshme, por transferimi tyre në kushte më të mira ka kërkuar kohë.

Edhe “Daily Mail” që e ngriti këtë çështje e para thotë se sërish luanët kanë ngecur në kopshtin zoologjik të Tiranës, që po ashtu ka kushte tepër të rënda.

Advertisements

Organizata “Four Paws” që u përfshi në operacionin për shpëtimin e kafshëve thotë se ka dështuar në përpjekjet për nxjerrjen e luanëve jashtë Shqipërisë dhe për t’i dërguar atë në Afrikë sepse autoritetet refuzojnë të lëshojnë dokumentacionin përkatës.

Daily Mail shkruan:

Pronari i kopshtit zoologjik ku ishin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit. Derisa kjo çështje të zgjidhet nga gjykata, kafshët do qëndrojnë në Shqipëri. Kjo mund të zgjasë së paku në shtator” .

Artikulli paraprakPret organin gjenital dhe ecën i gjakosur rrugëve, kalimtarët terrorizohen kur e shohin
Artikulli tjetërPasi Klani e ‘hodhi’ ne rrugë, Alesia Bami hap biznesin e saj, ndryshimi drastik i jetës pas pushimit nga puna(FOTO)