Kur mendonim se do të kishim një mot tipik pranveror, temperaturat ranë në një mënyrë drastike.
Advertisements
Reshjet e shiut përfsin1ë gjithë vendin dhe duket se e njëjta situatë do të vazhdojë edhe këtë fundjavë.
Sipas meteorologes së Meteoalb Adiola Bani, reshje më të dendura do të kemi mbrëmjen e së shtunës dhe ditën e dielë.
Advertisements
Meteorologia thotë:
Fundjava do të paraqitet sërish me reshje shiu, edhe pse ato nuk do të jenë në orët e para të ditës ditën e nesërme apo edhe ditën e dielë. Kryesisht gjatë mesditës do të kemi një zvhillim të vranësirave që do të sjellin prezencën e rëeshjeve të shiut, dhe më të dendura do të jenë në gjatë orëve të pasdite, duke bërë që dita e shtunë dhe dita e dielë të jetë me mot të paqëndrueshëm. Dita e dielë do të ketë më shumë reshje, ku herë pas herë do të kenë dhe karakter shtrëngatash”
Sa i përket javës temperaturat do të pësojnë rritje duke u lënë vend ditëve me diell.