Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ftuar dje në “Mbrëmje Ide” ka pasur një përplasje me gazetaren Mirela Milori.
Advertisements
Kjo e fundit i tha se shpesh e akuzojë si ministër gjaknxehtë edhe për mungesë të maturisë emocionale. Ndërkohë këtë nuk e priti mirë Cakaj, duke e sfiduar gazetaren.
“Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi”, tha Cakaj.
Advertisements
Pjesë nga debati:
Mirela Milori: Unë jam kurioze të di nuk është pjesë e pyetjeve kjo sepse mosha juaj, me njerëz të cilët sa kemi ju moshën mund të kenë vite pune, e ndjeni një lloj hezitimi aty?
Gent Cakaj: Çështja e moshës nuk është as precedent historik në Shqipëri dhe as disavantazh në përgjithësi. Shqipëria ka pasur edhe Kryeministra të moshës time.
Mirela Milori: Më lejoni të flas këtu sepse edhe unë kam 20 vite në profesion, por nuk e kanë ndritur këta njerëzit më moshës së re që na kanë ardhur si Kryeministra por e vazhdojmë këtu.
Gent Cakaj: Puna e tyre vlerësohet në bazë të performancës së tyre dhe jo në bazë të moshës së tyre. Por Shqipëria ka shumë njerëz në moshë dhe me shumë përvojë, por që kanë shumë pak arsye dhe më pak kontribut. Asgjë nuk është e brendashkruar nga mosha. Ne jemi qenie më komplekse sesa vitet tona.
Mirela Milori: E ndjeni këtë në përballje me diplomatë të caktuar?
Gent Cakaj: Unë ndjej peshën e kompetencës time dhe shumën e angazhimit tim dhe nuk mendoj se sa vjeç jam. Por unë matem me vizionin që kam dhe me punën që bëj. Unë nuk jam në moshë aq të re se kjo ëhstë përdorur për sulm publik. Kjo është dëshmie pastërtisë sime.
Mirela Milori: Ata që janë përballë jush mund t’iu akuzojnë edhe për një mungesë të një maturie emocionale.
Gent Cakaj: Në çfarë rasti?
Mirela Milori: Në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë. E merrni shumë seriozisht dhe me shumë pasion një debat.
Gent Cakaj: Kush iu tha që jam gjaknxehtë? Të lutem vetëm një sekondë ku e vërejtët gjaknxehtësinë.
Mirela Milori: Ngaqë flisni me shumë pasion dhe tek një diplomat pikërisht kjo maturia emocionale është e para.
Gent Cakaj: Punën që bëj me shumë sinqeritet, shërbej këtu me zemër me shpirt dhe me parimësi. Por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem është një dallim shumë i madhe që nuk i tolerohet një gazetareje si ju.
Mirela Milori: Dakord e lëmë, diplomacia dhe maturia emocionale janë paralel me njëra-tjetrën.
Gent Cakaj: Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.
Mirela Milori: Jo nuk dua të hyj fare aty, iu lutem e keqkuptuat gjithë kontekstin.