I kërkoi 2 milion euro kolegut të tij në emër të mafiozit shqiptar që mos ta ekzekutonte, avokati grek i Vip-ave e pëson keq

Avokati grek Aleksandros Likurezos, i cilësuar si avokati i Vip-ave është arrestuar, pasi dyshohet se ai shfrytëzonte lidhjet që kishte me kri.minelët shqiptarë për t’u zhvatur para kolegëve të tij.

Advertisements

Mësohet se avokati i njohur është arrestuar në Athinë. Mediat greke raportojnë se akuzat që rëndojnë ndaj avokatit janë krijim organizate kri.minale dhe shantazhi.

Kanë qenë kolegët e tij, ata që kanë denoncuar avokatin. Po ashtu e ditur bëhet se Likurezos i kishte kërkuar kolegut, Mihalis Zafeiropoulos që pak më vonë do të vr.itej një shumë të madhe parash për llogari të bosit shqiptar të “Mafies së bur.gut”, siç është quajtur nga mediat shqiptari Klodian Lekoçaj.

Advertisements

E ditur bëhet se ai i kishte kërkuar ishte 2 milionë euro. Gjithashtu mediat greke kanë shkruar se Zafeiropoulos mendohet se e ka hequr qafe Mikel Brahimaj me porosi të Klodian Lekoçaj.

E ditur bëhet edhe se porosia ishte dhënë bashkë me Arbër Bakon, i cili u vra po me porosi të Lekoçajt në 14 janar të këtij viti, në bur.gun e Koridalosit.

85- vjeçari, Aleksandros Likurezos ishte mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët e tij kanë qenë të gjithë emra të njohur të artit në Greqi.

Artikulli paraprakI qëllonte burrat me thi.kë pa pushim derisa të jepnin shpirt, lesbikja shpallet kriminelja më e frikshme në Europë
Artikulli tjetërPa muskuj, ja si dukej Roberti para shumë vitesh(Foto)