Nje dite pasi ministri i Brendshem, Sander Lleshaj deklaroi se parate e grabitura ne Rinas, mund edhe te jene djegur, reagon ish-kryeministri Sali Berisha.
Advertisements
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha shkruan sot se me ate qe tha Lleshaj ka pranuar vjedhjen shteterore elekrorale. berisha
Postimi i Berishës
Advertisements
Parate e grabitjes se shekullit u gjeten!
Pranohet vjedhje shteterore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!
Miq, mbreme nepermjet Vasal Kimikut, Edvini beri deklaraten qe nuk ja rrokte kujt mendja njeriu ne bote. Ai tha se parate jane djegur, me fjale te tjetra:
– i grabitem per t’u ngrohur dhe,
– nuk i morem per te blere vota..! sb
Çfare tha ministri Lleshaj
Minisitri Lleshaj, tha dje se do të shkohet drejt arrestimit të autorëve, ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.
“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sul.mi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real“, pohoi ministri i Punëve të Brendshme.