Gent Cakaj me “Dorë të hekurt”, 38 konsuj nderi privilegje të pajustifikueshme, do t’u hiqen targat CD

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka njoftuar se 38 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike, duke përfituar kështu privilegje të pajustifikuara.

Advertisements

Ai ka njoftuar se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.Gent Cakajt

“Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë.

Advertisements

Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.

Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike.

Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.

Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme”, u shprehet Cakaj.

Artikulli paraprakI dënuar me 25 vite bu.rg për vr.asjen e grekut, kapet pas 18 vitesh në Shkodër(Emri)
Artikulli tjetërPas aksidentit të të shoqit, Mbretëresha merr vendimin drastik dhe vendos që …