Mëngjesin e sotëm fadromat kanë shkuar sërish tek ‘’Bregu i Lumit’’ për të shembur banesa të tjera atje.
Advertisements
Javën e kaluar u shembën 7 banesa, nga 38 që janë parashikuar të prishen gjithsej.
Madje po në këtë zonë disa ditë më parë policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpitë banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive pa dëmshpërblim.
Advertisements
Kurse sot mes efektivëve të policisë dhe banorëve ka pasur përplasje të forta. Një komisar ka dhunuar një grua, kurse efektivë të tjerë nuk kanë lejuar një banorë as që të hyjë në shtëpi dhe të marr rrobat e tij.
Po ashtu në rrjet po qarkullojnë video, që të japin imazhet e një vendi diktatorial. Pasi, policia në vendet demokratike ka si detyrë ta mbrojë qytetarin dhe jo të vërë dorë mbi ta.
Në disa foto shikohet mjaft qartë se efektivët i kanë vendosur duart në fyt ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliut.
Natyrshëm pas gjithë kësaj ngrihet pyetja mos vallë kryebashkiaku i Tiranës dhe Erion Veliaj kanë vendosur diktaturën zonën e Bregut të Lumit?
Po ashtu asnjë media të filmojë nga afër dhunën, nxjerrjet me forcë nga shtëpia, shkatërrimet e pronave të ligjshme.
Madje me dhjetëra policë që ruajnë rrugët për të mos lejuar asnjë kamera apo gazetar. Situatë kjo që nuk ndodh as në Siri apo Afganistan sepse e kemi parë se reporterët e luftës lejohen të filmojnë.