Erdogan kërcënon SHBA dhe BE-në: Mos gaboni të fusni …

Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror, deklaroi presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Advertisements

“Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore (provinciale) nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit”, deklaroi Erdoğan pas faljes së namazit të Xhumasë në Stamboll.

“Është e drejtë e jonë t’i ankimojmë”, shtoi më tej presidenti turk, duke iu referuar ankesave të dërguara nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) e cila kërkon rinumërim në Stamboll dhe në Ankara.

Advertisements

Erdoğan, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE) për përzierjen e tyre në punët e brendshme të Turqisë dhe porositi se duhet të dinë se ku kanë vendin dhe të ndalojnë të përzihen në procesin zgjedhor në vendin e tij. “Vendimin përfundimtar e sjell komisioni zgjedhor, dhe pas këtij vendimi, gjithçka do të përfundojë”, theksoi Erdoğan.

Aleanca Popullore e përbërë nga Partia AK dhe Lëvizja Nacionaliste (MHP), në zgjedhjet e 31 marsit fitoi 53.3 për qind të votave duke fituar kështu 25 nga 39 rrethet e Stambollit, tha Erdoğan.

Ai vlerësoi lart pjesëmarrjen e lartë të votuesve, rreth 82 për qind, duke thënë se kjo i jep një leksion demokracisë në mbarë botën.

Artikulli paraprakKeni bërë plane për fundjavën? Më parë mësoni si do jetë koha pasi shirat …
Artikulli tjetërTjetër tërmet! Shkundet Shqipëria! Ja ku ishte epiqendra e goditjes dhe sa ballë