Pas incidentit të ndodhur jashtë studiove të emisionit, mes Ervin Salianjit dhe Ralf Gjonit, janë zbardhur detajet sesi ndodhi sherri.
Advertisements
Mësohet se ka qenë Gjoni ai që ka zbritur pas Salianjit, i cili po futej në një kafene në holl dhe i ka kërkuar llogari për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.
Gjoni u dëgjua të bërtiste:
Advertisements
Ore kujt i përmend familjen ti”
Më pas Salianji e ka goditur me shuplakë.
Ka ndërhyrë stafi i “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen.
Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.
Ish-deputeti Salianji është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit dhe se janë futur në parlament për të marrë një rrogë.
Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.