E pyesin për operacionet plastike, shpërthen Kiara Tito: Ma keni sjellë në majë të hundës!

Ashtu si shumë prej personazheve të njohur edhe moderatorja Kiara Tito është bërë pjesë e kritikave dhe e akuzave për operacione plastike.

Advertisements

Duke qenë se komentet ofenduese nuk kanë të mbaruar, moderatorja ka shpërthyer keq në një postim në Instastory.

Kiara e pranon hapur që ka bërë ndërhyrje, teksa shprehet krenare për vendimet e saj.

Advertisements

‘Duke qënë se jam sulmuar disa herë në rrjete sociale më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha komentet tuaja. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdo kush bën çfarë të dojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojnë akoma këtë paragjykime në vitin 2019. Po e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë?!’, e mbyll postimin Kiara.

Artikulli paraprakE lanë mbi një muaj në morg dhe askush nuk i shkoi në varrim, por u shokuan kur mësuan pasurinë e saj
Artikulli tjetërVodhi me dhu në kambistin, zbardhet dëshmia e grabitësit: Kishim…