E fundit! 35 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një shtëpizë druri

Një 35 vjeçar është gjetur sot i vdekur në fshatin Kliqan të Istogut. Trupi tij është gjetur në një shtëpizë të drurit, derisa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete. Rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”, shkruan Express.

Advertisements

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se në një shtëpi durir në fshatin Kliqan të Komunës së Istogut është gjetur një person pa shenja jete.

Viktima është një 35 vjeçar me iniciale N.Z.

Advertisements

“Me datën 27 prill 2019, Policia është informuar se në fsh. Kliqan-Istog, në një shtëpizë të drurit është një person pa shenja jete. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia njofton se hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion./Gazeta Express

Artikulli paraprakBleu një unazë të vjetër në treg, por i ndryshoi jetën pasi ajo kishte qënë e …
Artikulli tjetërLajm i fundit! Digjet një makinë tek tuneli i Kërrabës, ja çfarë dyshohet(Video)