E detyruan të ikte me helikopter nga Kukësi’, komentuesit masakrojnë Ramën(Foto)

Kryeministri Edi Rama duket se nuk i del inati me protestuesit që marshuan kundër tij në qytetin e Kukësit, dhe e detyruan që të largohej nga takimi pranë aeroportit me helikopter.

Advertisements

Ai është përfshirë në diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa më herët ka sulmuar dhe Kryetarin e Bashksië së Kukësit, Bashkim Shehu.

Rama shpalli dje në Kukës dhe kandidatin e PS-së për Bashkinë, që do të jetë Safet Gjici.

Advertisements

Disa nga debatet e Rames ne Facebook:

Komentuese: Aeroporti i Kuksit eshte dhurat ti je nje hajdut qe vjeth taksat e shqiptarve edhe detyron administraten te vij e te degjoj perralla e te komentoj ne fb!

Rama: Dhurate nga kush xhan apo nga kazani ku ke zhytur koken, ndersa ketu komenton me kembe e s’di cfare flet?! Aeroporti Kukesit, ku deri me sot kane fluturuar vetem zogjte, do te ndertohet krejt i ri dhe do te kete 10 fluturime nderkombetare ne dite qe ta marresh vesh ti, ndersa kjo dhurata do rrafshohet komplet se nuk i duhet dreqit!

Per interes timin rrafshoj aeroportin????????????????????? Po pse ca do bej aty shtepine time a si?! Hajde muhabet hajde, po s’ka gje, kur ta shohesh aeroportin e ri do te te vije zor nga vetja me keto llafe kot, ndersa shqiptaret mos i pergojo se te japin uje ne bisht te luges????

Komentues: Kukesjanet ta treguan vendin te bon me ik ne helikopter ne kukes keta jan Kukesjanet.

Rama: Ke te drejte shume, ata 100 qorra me kryetarin e bashkise ne krye qe bllokojne rrugen, duke kerkuar sherr jane kuksianet, kurse mijera burra e gra e vajza e djem, qe mblidhen per te me mirepritur s’jane kuksianet! Zoti ta prufte mbare se qenke mbrapsht krejt o mik????

Komentues: Po afrojne votat ereee kujdes popull mos mashtroheni me genjeshtat e asnjerit se jane gjithe njesoj, gjithe luftojne per karrige dhe nuk lahen dot gjoja me nje spital ose nje airoport qe eshte airoport luftarak e jo per neve.

Rama: hahhahahaha po aeroportin luftarak ku e gjete, se mire ato broqkullat e tjera i ke gjetur ne kazanin ku rri i zhytur me koke?!???? Jo o ti mik edhe Jim edhe Shaban, nuk do jete luf.tarak, do jete aeroport nderkombetar pasagjeresh, po ti vazhdo zhytur ne kazan se jetohet mire ashtu tralala zura nje gale.

Artikulli paraprakSot 10 vite nga tragjedia që i mori jetën shumë emigrantëve shqiptarë në Itali, kryeministri Konte tha se kjo është një …
Artikulli tjetërE mbani mend aktorin që luante rolin e Taulantit që kërkonte motër, ja si duket ai sot(Foto)