DASHI
Për te dashuruarit klime do jete e ngrohte dhe mjaft bashkëpunuese. Do dini te shtoni edhe pak dozat e fantazisë dhe mund te kaloni momente romantike. Beqaret do i shfrytëzojnë te gjitha mundësitë për njohje, por nuk do kenë dëshirë te shkojnë me tej. Tani për tani ata ndihen mire ashtu si janë. Me financat tregohuni pak me vigjilente dhe keni për ta pare qe situata do mbetet e mire.
Advertisements
DEMI
Marrëdhënia ne çift nuk do jete e kënaqshme sot dhe ne disa momente mund te mendoni edhe te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit. Me mire kështu sesa te vazhdoni te debatoni. Beqaret do kenë shume fat dhe do arrijnë te afrohen me personin e tyre te ëndrrave. Shume shpejt edhe ata do i pushtoje pasioni. Ne planin financiar do ju duhet pak me shume përkujdes.
BINJAKET
Hëna do ju beje shume te kthjellet gjate kësaj dite dhe do dini si te merrni masat e duhura për problemet e vogla qe keni pasur. Çdo moment mes jush dhe atij qe keni ne krah do jete i ngrohte. Beqaret nuk do kenë dashuri me shikim te pare megjithatë njohjet do jene interesante. Buxheti do jete i trazuar. Do keni dëshirë te papërmbajtshme për shpenzimet dhe buxheti do dobësohet goxha.
Advertisements
GAFORRJA
Priten konflikte te shumta sot për çiftet dhe ato do lidhen me financat dhe pavarësinë. Mundohuni te reflektoni mire sepse e nesërmja mund te jete edhe me e vështirë. Beqaret do joshin pafundësisht, por nuk do mund te marrin përgjigje nga dikush. Financat mund te destabilizohen nga Neptuni. Nëse nuk merrni masa sa me pare situata do përkeqësohet vërtet shume.
LUANI
Gjate kësaj dite partneri do ju beje kritika te vazhdueshme dhe gjerat do ju vështirësohen akoma me shume. Ne fakt ai ka një arsye për gjithë këto, por ju mbetet ju ta gjeni. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm dhe nuk do arrijnë te gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar mos shpresoni tek mbështetja e planetëve, por mundohuni te zgjidhni çdo gjë vete.
VIRGJERESHA
Dite e mbushur me momente te lumtura ka për te qene edhe për ju kjo e sotmja. Partneri do mundohet ne çdo moment t’iu beje te buzëqeshni dhe te përjetoni emocione si asnjëherë me pare. Beqaret, pa u munduar fare, do kenë sukses te madh ne dashuri. Te ardhurat do rriten, por me to duhet te shlyeni a me pare borxhet e hershme. Po nuk e bëtë këtë situata ka për t’u ndërlikuar me vone.
PESHORJA
Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kënaqësitë kane për te qene akoma me te forta nga me pare. Beqaret do e kenë te pamundur te fiksohen pas një personi pasi do ju pëlqejnë shume njëherësh. Duhet te bëjnë edhe pak durim. Për buxhetin do jete dite e begate. Gjendja do përmirësohet me shume nga sa keni menduar.
AKREPI
Do dashuroheni si te çmendur me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do ju duket vetja sikur jeni neper ëndrra. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe ta ndryshojnë jetën njëherë e mire. Disa miq do ju krijojnë kushte për takime mbresëlënëse. Ne planin financiar do keni përmirësime te mëdha dhe kjo fale perkujdesit dhe maturisë qe keni treguar se fundmi.
SHIGJETARI
Dite e animuar ka për te qene kjo për çiftet. Edhe ata qe kane pasur debate me pare do pajtohen dhe do ndihen me te qete. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse pasojat ne te ardhmen mund te jene te renda. Buxhetin mbajeni gjithë kohen nen kontroll nëse nuk doni te keni vështirësi me pas. Shpenzimet për gjera qejfi duhet t’i harroni.
BRICJAPI
Dite e begate dhe me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe mund te bëni edhe plane për te ardhmen se bashku. Beqaret nuk do mundin dot te realizojnë takimet qe kane ëndërruar dhe kjo do i mërzitë disi. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta stabilizoni situatën. Me shume pak përpjekje gjithçka do ndryshoje për mire.
UJORI
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume e qete sot. Ne çdo moment do ja kaloni mire pranë atij qe dashuroni. Toleranca dhe durimi do jene pikat me te forta. Beqaret do takohen me persona te thjeshte, por qe ne shpirt janë thesare te vërtetë. Ata nuk duhet te lejojnë qe këto mundësi t’iu ikin nga duart. Financat nuk do kenë probleme sepse do jeni te kujdesshëm me shpenzimet.
PESHQIT
Urani do e beje jetën tuaj ne çift një ëndërr te vërtetë sot. Nuk do rreshtin se përjetuari emocione dhe kënaqësi pafund. Beqaret qe nuk besojnë tek dashuria me shikim te pare, sot kane për te ndryshuar mendim. Gjithë rrjedha e jetës se tyre do ndryshoje për mire. Buxhetin do e riorganizoni dhe do bëni te pamundurën qe ai te mbetet i qëndrueshëm.