‘Studentët do të rishpërthejnë”, kështu u shpreh Arlind Qori, përfaqësuesi i Lëvizja për Universitetin.
Advertisements
I ftuar në emisionin ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, Qori deklaroi se protestat e studentëve do të rifillojnë. Sipas tij tani janë kushtet që ata të shpërthejnë sërish në protesta.
Pjesë nga biseda në studio:
Advertisements
Zheji: Me studentët ça do bëhet. Në qershor i mbarojnë studimet. Do dalin prap në protestë
Qori: Askush nuk e di kur do rishpërthejnë studentët.Unë mendoj që janë kushtet objektive që ata të rishpërthejnë. Protesta e studentëve e ka pasur këtë të mirë dhe të keqe njëkohësisht. Janë spontane dhe nuk i fishkëllen dot njeri. Gjithçka është qesharake. Shqetësimet e studentëve janë po aty. Po kur fushën e zenë elefantët, shtresa e tretë më të papërfaqësuarit tërhiqen.