Beqarët në diten e tyre, por kujdes me buxhetin/ Parashikimin i horoskopit për sot

DASHI
Nëse jeni ne një lidhje, ambienti qe do krijojnë yjet do jete bashkëpunues dhe i ngrohte. Çdo gjë mes jush ka për te ecur për mrekulli. Nëse jeni beqare, ka shume gjasa qe te realizoni një takim mbresëlënës. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxhetin mos pretendoni ta përmirësoni me lojëra fati sepse keni për te humbur shume. Largpamësia dhe perkujdesi duhet te mbizotërojë.

Advertisements

DEMI
Dijeni qe edhe detajet e vogla te jetës tuaj ne çift kane një rëndësi te madhe sot. Kujdesuni për gjithçka dhe keni për ta pare sesi lidhja juaj do lulëzojë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse kryeni shpenzime me sy mbyllur do vije shpejt edhe fundi i tyre. Mendoni pak edhe për te ardhmen.

BINJAKET
Do jeni gjithë kohës te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe do bëni çdo gjë qe ai do iu propozoje. Emocionet do shtohen edhe me shume ne pasdite. Beqaret nuk duhet te bëjnë gjera te nxituara sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do dini si t’i bëni me kujdes llogarite.

Advertisements

GAFORRJA
Jeta juaj ne çift ka për te qene ideale gjate kësaj dite. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin dhe do i harroni njëherë e mire problemet e se shkuarës. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe jeta ka për t’iu ndryshuar brenda disa orësh. Te ardhurat do kenë disa përmirësime për shkak te ndihmës se familjareve. Mundohuni tashme te ecni me këmbët tuaj.

LUANI
Venusi do përkujdeset gjate gjithë kohës për jetën tuaj ne çift sot dhe ne çdo moment keni për t’u ndier mire. Beqaret do jene gati për te bere gjithçka vetëm qe te mos mbeten te vetmuar. Disa mund te hedhin edhe hapa qe nuk i kishin menduar asnjëherë. Nëse gjendja e financave nuk është e qëndrueshme, mundohuni te merrni masa sa me pare ose te kërkoni ndihme.

VIRGJERESHA
Sot do ketë ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Rutina nuk do jete me pjese e ditës dhe do ndiheni sikur keni rilindur. Beqaret do jene te lire te flirtojnë dhe te joshin cilindo qe do ju dale përpara. Disa mund te hedhin edhe menjëherë hapa. Financat do dini si t’i menaxhoni ne çdo moment dhe gjendja nuk do jete aspak problematike. Vazhdoni ne këtë rruge.

PESHORJA
Sot me ne fund do dilni nga situata delikate ku ishit futur ju te dashuruarit dhe do i shihni gjerat me më shume optimizëm. Mundet edhe te falni dhe te kërkoni falje ne te njëjtën kohe. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati për te njohur sa me shume persona. Jeta e tyre do marre tjetër drejtim. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

AKREPI
Ka rrezik qe disa probleme te se shkuarës te ridalin ne drite sot për ju te dashuruarit. Kjo do e nxehe edhe me shume ambientin dhe mund te ketë debate. Beqaret duhet t’i mendojnë me shume kujdes gjerat para se te hedhin hapa pasi jo te gjithë janë ashtu si duken. Ne planin financiar do i keni ne krah planetët dhe gjendja do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e kënaqshme.

SHIGJETARI
Dite tërësisht përkushtuar dashurisë do jete kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme dhe do ndiheni me shume fat qe e keni atë ne krah. Beqaret do jene entuziaste dhe pasionante ne maksimum. Edhe ata do e gjejnë personin e përshtatshëm. Buxheti do jene delikat kështu qe tani për tani mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni.

BRICJAPI
Sado qe te mundoheni gjate kësaj dite, nuk do arrini dot te vendosni ekuilibrin ne çift. Do grindeni here pas here me partnerin dhe mund te ndiheni keq te dy palët. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe do jene me te suksesshëm. Buxheti do ketë goxha përmirësime kështu qe mire është te përfitoni për te shlyer disa borxhe te hershme para se te shpenzoni.

UJORI
Do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne çift ju te dashuruarit dhe do filloni te rimerrni fryme lirisht sot. Ja qe ndonjëherë vetëm me disa gjeste mund te ndryshoje tërësisht situata. Beqaret do kenë një dite te mbushur me emocione te njëpasnjëshme. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri, kështu qe nuk do keni për çfarë te ankoheni.

PESHQIT
Priten ndryshime pozitive ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Partneri ia ka kuptuar tashme pikat tuaja te dobëta dhe do dije si t’ua beje qejfin. Beqaret nuk do ja dalin dot ta joshin atë qe pëlqejnë, megjithatë miqtë nuk do i lënë te mërziten për asnjë moment. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi. Mundohuni t’i kufizoni sa me shume qe te mundni shpenzimet.

Artikulli paraprakLajm i fundit! Vr.asja e dyfishtë ne Laç, policia identifikon autorët(Emrat)
Artikulli tjetërKush është eksponenti i PS-së qe dhu.noi drejtoreshën, flet prindi: Fëmija erdhi i terrorizuar, rrahu 2 mësuese, njëra shtatzënë