Kengëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është diagnostikuar si bipolare.
Advertisements
Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo. Ylli i Pop-it ka shkruar në Twitter se për një kohë të gjatë ishte sëmurë, mbyllej në vetvete dhe nuk donte të dilte nga shtëpia.
Më vonë thotë Bebe e kuptoi se ishte bipolare.
Advertisements
“Për kohën më të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha e dobët, nuk doja të largohesha nga shtëpia apo të jem e rrethuar me njerëz dhe përse nuk arrija të flija, gjithashtu që nuk më linte të mos punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”, ka shkruar ajo.
“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Kjo është e gjitha. Ju dua”, ka përfunduar Bebe.
Kujtojmë se çrregullimi bipolar shkakton ndryshime emocionale dhe ndryshe quhet edhe depresion maniak.